Nënkryetari i Bashkisë së Korçës, Kletjon Kita në një prononcim për gazetaren e News24, Erjola Jata ka deklaruar se këtë vit në organizim është menduar për të sjellë risi në Festën e Birrës.

Kita thekson se ka 12 vite që merret me organizimin e festës dhe fillimisht ndryshimi i ambientit tek terminali i autobusave ka çuar në ndryshim.

Edhe Kita, si kryebashkiaku Sotiraq Filo ka zgjedhur të konsumojë Birrën Korça dhe sipas tij këtë e bën me vetëdije pasi është birra vendase e qytetit.


‘’Kam 12 vjet që jam pjesë e organizimit të festës. Ndryshimi i ambientit ka sjellë risi, për Korçën, qytetarët dhe artistët.

Në na vjen shumë keq vjet që nuk e bëmë prej pandemisë, u munduam të sjellim diçka ndryshe. Zgjedh Birrë Korça është birra vendase. ‘’- tha Kita.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb