SARANDË

Shqiptarët që jetojnë kryesisht në Greqi, sikundër edhe çdo vit, edhe këtë herë, kanë zgjedhur të festojnë festat e fundvitit në Shqipëri.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se në kuadër  të festave të fundvitit në 24 orët e fundit nga Pika e Kalimit Kufitar të Qafë Botës kanë hyrë 1021 shtetas shqiptarë dhe 668 shtetas të huaj.

Ndërkohë që kanë dalë 592 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 574  shtetas të huaj.  Gjithashtu 1090 automjete kanë përdorur këtë pikë kalimi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb