Në qytetin e Korçës ka festë edhe në një tjetër destinacion të rëndësishëm, Shtëpinë e Birrës Korça!

Turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur të shijojnë gatimet tradicionale, muzikën korçare live dhe Birrën Korça e Tirana në një ambient shumë komod, relaksues e turistik siç është Shtëpia e Birrës Korça me një panoramë shumë të bukur e mbrëmje të freskëta.

Menaxherja e Shtëpisë së Birrës Korça për mikrofonin e News24 thotë se këtë vit kapacitetet janë të tejmbushura nga turistë shqiptarë, por interesim të jashtëzakonshëm ka dhe nga turistët e huaj.

‘’Siç shihet dhe nga pamja, ambienti është tepër relaksues për turistët. Gatime tradicionale dhe Birrën e freskët Korça. Ky vit dhe të tjerët ka qenë i tejmbushur me turistë vendas e të huaj. Duan të bëjnë pak më shumë muhabet me miqtë e shokët, këngë popullore, gatime tradicionale e për të shijuar. Pjesëmarrje e lartë e turistëve dhe nga të huajt, kanë erdhur dhe vizituar e shijuar gatimet. Edhe këto dy ditët në vijim do të tejmbushet, kapacitetet tona janë të mbushura. Dua të falenderoj z.Irfan Hysenbelliu që realizoi këtë festë në Korçë, jo vetëm ka sjellë të ardhura ekonomike për qytetin, por dhe për atraksion turistik. ‘’- tha menaxherja.

Ndërkohë paralelisht festohet dhe tek terminali i autobusave të Korçës dhe Pazari i Vjetër ku nuk mungojnë stendat e Birrës Korça e Tirana në të cilat qytetarëve u ofrohet birrë e freskët me cilësi të lartë.

Birra Korça e Tirana këtë vit kanë thyer të gjitha pritshmëritë pas një interesimi të jashtëzakonshëm nga qytetarët në këto tre netë feste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb