Trajneri i PSG, Christophier Galtier ka dalë përpara mediave në prag të ndeshjes së Kupës të premten ndaj Chateauroux. Tekniku Galtier shprehet se Messi nuk do luajë në këtë takim dhe si kampion bote me Argjentinën, nuk ka kërkuar festë të veccantë në stadiumin Parque de los Príncipes.

“Messi u stërvit dje dhe sot. Ai nuk do të luajë nesër. Ne po sigurohemi që të jetë gati për ndeshjen e radhës. Ne do të bëjmë një bilanc. Do të jem shumë i vëmendshëm ndaj asaj që ai më thotë, por duam që ai të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme. Ishte e rëndësishme për të që të përshëndetej nga të gjithë lojtarët në qendrën stërvitore”.

Festë e argjentinasit në stadiumit e PSG-Ne do të shohim në ndeshjen e tij të ardhshme, por ai nuk ka kërkuar një festë në Parque de los Príncipes” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: