TIRANE- Këtë të enjte Partia Demokratike ka festuar ndërrimin e viteve në një ndër lokalet në periferi të kryeqytetit. Të gjithë së bashku, deputetë, figura të njohura të PD, por edhe gjithë stafi i angazhuar në Parti, janë mbledhur në një drekë festive, duke lënë pak “pas dore” përgjegjësitë dhe seriozitetin e ditëve të zakonshme.

Festa e PD vjen vetëm pak ditë pas protestës në Kuvend, për zgjedhje e Kryeprokurores së përkohshme.
Nga sa duket nga fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, demokratët duken të qeshur e të gëzuar teksa festojnë me njëri-tjetrin.
WhatsApp Image 2017-12-21 at 18.06.55 (2)
Kujtojmë pas festave të fundvitit, në javën e dytë të janarit, Partia Demokratike ka paralajmëruar protesta.

Sakaq, edhe kryeministri Rama ka mbledhur disa ditë më parë ministrat dhe deputetët socialistë në një festë të organizuar me rastin e festave të fundvitit. Në lokalin në periferi të Tiranës, organizatorët duket se ishin kujdesur për të krijuar një atmosferë sa më të ngrohtë.
WhatsApp Image 2017-12-16 at 16.27.52
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: