Luciano Spalletti do të mungojë në ndeshjen e radhës së Inter ndaj Fiorentina-s ditën e martë pasi është pezulluar me një ndeshej për festimin e tepruar.

Spalletti është dërguar në tribunë pas golit të fitores të shënuar nga Inter në minutën e 94’ ditën e shtunë, dhe në raportin zyrtar të arbitrit kryesor është shkruar se trajneri ka shfaqur një sjellje jo të mirë ndaj arbitrit të katërt.

Gjithsesi, i kuqi i tij është cilësuar si i rëndë nga shefi i arbitrave Nicola Rizzoli, teksa përsëritjet kanë treguar se trajneri ka qenë më i interesuar me kameramanin se sa me arbitrin e katërt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: