ITALI – Në Venecia po zhvillohet edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit. Në tapetin e kuq kanë parakaluar shumë personazhe të njohur për të prezantuar filmat e tyre më të fundit.

Në daljen e djeshme para paparacëve ka rënë në sy gjesti i regjisori italian Luca Guadagnino. Në momentin që po prezantohej filmi “Suspiria” me regji të tij shohim aktoren e njohur Dakota Johnson të fshihet pas tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas regjisori mbulon me duar pjesën e sipërme të fustanit të saj. Ç’po ndodhte vallë?! Nuk dihet ende por sipas mediave dhe sic e shihni vetë në foto aktores i kishte rënë fustani dhe Luca Guadagnino po e mbulonte që mos t’i dukej gjoksi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: