LEZHË

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale një ditë më parë, pezullohen nga detyra 4 punonjësit e Policisë të forcës së posaçme “Shqiponja”.

Gazetari Elidon Ndreka duke iu referuar burimeve, raportoi për “BalkanWeb” se të pezulluar nga detyra jane inspektorët R. P.; Xh. N; A. SH. dhe R. M.

Po sipas burimeve bëhet me dije se nga strukturat e SHÇBA-së ka filluar procedimi penal për këta punonjës. Ndërkohë ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”.

Mësohet se 4 policët ishin duke festuar për ditëlindjen e shefes së tyre XH.N. duke zbrazur armët në ajër në një rrugë të Lezhës. Gjithçka u filmua dhe prej ditësh qarkullonte në rrjetet sociale. Por duket se kjo festë e çmendur dhe e paligjshme do iu kushtojë shtrenjtë efektivëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb