FIER- Një i ri është prangosur nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka trafikuar dhe shfrytëzuar më pas si prostitutë një vajzë në Greqi. Maringlen Mato, u arrestua nga seksioni i trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, pasi kishte detyruar vajzën shqiptare me iniciale I.D. për të ushtruar prostitucion në Greqi.

Mato, nga fshati Kuman e kishte shoqëruar vajzën për në Greqi, duke i premtuar një jetë më të mirë por më pas e kishte detyruar të prostituonte për dy muaj me radhë. Pas denoncimit të vajzës dhe të afërmve ai është vënë në pranga me akuzën për trafikim e shfrytëzim prostitucioni.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: