Policia e Fierit njofton se është gjetur pa shenja jete në fshatin Libofshë, Fier, në oborrin e banesës shtetasi grek Jorgos Angjelidhis, 44 vjeç.

Shtetasi grek është gjetur nga bashkëjetuesja e tij. Policia dyshon se bëhet fjalë për një vetëvrasje, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:00, në fshatin Libofshë, Fier, në oborrin e banesës, është gjetur nga bashkëjetuesja e tij, i vetëvarur shtetasi grek J. A., 44 vjeç, i cili bashkëjetonte me shtetasen E. G., në banesën e saj në Libofshë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: