FIER

I dyti pas Tiranës, Fieri vazhdon të ketë numër të madh të personave të prejur nga Covid 19. Vetëm një ditë më parë, 100 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid dhe nuk kanë munguar rastet në radhët e bluzavë të bardha, polici e gjykatë.

Kështu, në listën qe BalkanWeb disponon, mes 100 të prekurve 4 janë infermier, 1 farmaciate, 4 mësues, i oficer i FNSH, 1 punonjëse në drejtorinë e policisë, 1 sekretare në gjykatë, 6 punonjës fasonerie, 15 pensionistë, 13 të papunë, ndërsa nuk mungojnë rastet edhe në ndërmarrje të ndryshme privatë.  Me shifrat që shtohen përditë, Fieri vazhdon të mbetet në listën e bashkive të kuqe, edhe pse vihet re zbatimi i rregullave nga qytetarët.

Vetëm një ditë më parë, shifrat zyrtare treguan së në totalin e tamponëve të kryer, 100 rezultuan pozitiv ndërsa aktualisht numri i personave aktiv në Fier i ka kaluar të 1600 personat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb