Është makthi i çdo portieri. Topi kalon mbrojtjen dhe nëse ata reagojnë një sekondë me vonesë rrëzojnë kundërshtarin, duke shkaktuar faull, siç ndodhi me Jens Lehmann në finalen e Champions Leagye në 2006-ën.

Ky veprim ndëshkohet me karton të kuq dhe një penallti, që, zakonisht, transformohet në gol. Këto masa njihen ndryshe si “ndëshkimi i trefishtë”. Por tani duket se ky rregull i padrejtë do t’i përkasë së kaluarës, ndërsa presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino, po mendon ta ndryshojë rregulloren para fillimit të Euro 2016-ës.

Kështu, mbrojtësit dhe portierët nuk do të ndëshkohen më me karton të kuq nëse ndërhyrja e tyre do të jetë për topin dhe jo ndaj kundërshtarit. Megjithatë, çdo veprim i dhunshëm nga lojtari i fundit do të çojë te nxjerrja e tij e parakohshme nga loja.

“Ne kemi treguar se po i dëgjojmë tifozët, lojtarët dhe po aplikojmë logjikën e thjeshtë”, ka thënë Infantino. Ky lajmërim vjen pas vendimit të marrë nga FIFA për të filluar provat për përfshirjen e tekonologjisë në ndeshje, që do të ishte një ndihmë shumë e madhe për arbitrat.

(d.b/Telesport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb