FIFA shpalli sot tre kandidatët për “The Best”, çmimin e barasvlershëm me “Topin e Artë”, ku ra në sy mungesa e Antoine Griezman, futbollistit që fitoi “Europa League”, “Superkupën e Europës” dhe Botërorin.

Institucioni më i madh i futbollit në botë zgjodhi Cristiano Ronaldo-n, Mohamed Salah dhe Luca Modric si kandidatë, duke hapur mjaft debatë.

Pas tifozëve nuk ka vonuar edhe reagimi i Atletico Madridit, klubit ku luan francezi. Në “twitter” madrilenët kanë postuar foton e Griezman dhe shkruajnë: “Pa fjalë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb