NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
4 fileto pule
2 lgj vaj ulliri
10 fara koriandër
2 portokalle (cipa + lëngu)
1 gotë verë të bardhë
2 lgj mjaltë
Kripë, piper i zi
Pure patate për shoqërim:
6 patate të ziera
6 feta pançetë
2 qepë të njoma
½ tufë majdanoz
2 lgj vaj ulliri
2 lgj qumësht
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Në një tigan që nuk ngjit ngrohim vajin e ullirit dhe vendosim filetot e pulës të prera në shirita të kaurdisen. I rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe më pas i shuajmë me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë cipën dhe lëngun e portokallit dhe e lemë gatimin të marrë valë. Në fund shtojmë mjaltin dhe e lemë dhe për 2-3 minuta të tjera në zjarr sa salca të lidhet.
Ndërkohë përgatisim purenë e patates me të cilën do të shoqërojmë pulën me salcë. Vendosim fillimisht patatet të ziejnë. Më pas në një tigan kaurdisim qepët e njoma së bashku me pançetën. Shtojmë më pas patatet e ziera, 2 lugë qumësht ose dy lugë nga uji i zierjes së patateve dhe i shtypim ato me anë të një piruni.
E rregullojmë purenë me kripë, piper dhe majdanoz dhe më pas e servirim me pulën me salcë portokalli.
(da.xha/BalkanWeb)