Nga Zonja Katerina
Përbërësit

3-4 fileto pule, 2-3 domate, 1-2 thelpinj hudhër, 1-2 lgj pure domate, 100-150 gr djath, 3-4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper.

Përgatitja

Filetot e pulës i presim në fetëza në drejtim të kundërt të fijeve. Grijmë hudhrat në rende dhe i bashkojmë me salcën e domates ku shtojmë vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe piper të kuq.

Lyejmë filetot e pulës me salcën e përgatitur dhe i vendosim në një tavë. Shtojmë mbi fileto domatet të prera në feta. E spërkasim në fund të gjithë sipërfaqen e tavës me djath të grirë në rende dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb