Filipinet sot kanë marrë 500 mijë doza tjera të vaksinës kundër COVID-19 nga Kina.

Dërgesa e vaksinës së zhvilluar nga firma kineze Sinovac mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Ninoy Aquino” në kryeqytetin filipinas, Manila.

Carlito Galvez Jr, implementuesi kryesor i Task Forcës Kombëtare Kundër COVID-19 tha se dërgesa e re do të shpërndahet sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Së shpejti do të fillojmë shpërndarjen e vaksinës, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë”, tha ai në Facebook.

Filipinet kanë marrë 3.5 milionë doza të vaksinës CoronaVac të Sinovac deri më sot, përfshirë 1 milion doza të dhuruara nga qeveria kineze.

Manila po ashtu po pret një dërgesë të vaksinës ruse Sputnik V që pritet të mbërrijë muajin tjetër.

Që nga e mërkura, Filipinet kanë administruar mbi 1.8 milionë të doza të vaksinës – më shumë se 1.56 milionë persona kanë marrë një dozë dhe 246.986 të tjerë janë vaksinuar plotësisht.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 tani është mbi 1.02 milion, përfshirë më shumë se 17 mijë viktima.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb