Faza “Final 4” ka nisur me emocione të forta, spektakël dhe rezultate surprizë, duke e bërë garën për titull edhe më të luftuar. FSHF TV sjell një reportazh të dedikuar për dy ndeshjet e para të fazës finale, Vllaznia – Dinamo City dhe Elbasani – Egnatia, me pamje dhe momente të veçanta nga prapaskenat e këtij eventi.

Materiali i përgatitur nga FSHF TV sjell një pasqyrë të plotë të atmosferës së “Final 4”, duke ndjekur ekipet dhe protagonistët që nga mbërritja në stadium, mbledhjet zyrtare, ambientet e brendshme të stadiumit, dhomat e zhveshjes dhe deri te emocionet e sfidave në fushën e lojës.

Përmes intervistave me protagonistët, pamjeve ekskluzive dhe përmbledhjes së dueleve të para, reportazhi ofron një këndvështrim ndryshe mbi 180 minutat e para të “Final 4”, një format që ka sjellë rivalitet dhe emocion deri në fund.

Seria e reportazheve speciale të “Final 4” do të transmetohet çdo javë në ekranin e FSHF TV, duke sjellë nga afër emocionet dhe historitë e fazës më vendimtare të kampionatit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: