Tirana do të luajë edhe të paktën 3 miqësore në Turqi për të qenë gati për kampionatin. Bardheblutë vijojnë me intensitet përgatitjet për sezonin e ri, teksa skuadra po shfrytëzon maksimalisht periudhën e grumbullimit në Turqi.

Stafi teknik i drejtuar nga Dean Klafuriç ka programuar disa ndeshje miqësore, me qëllim që lojtarët të fitojnë sa më shumë minuta dhe ekipi të konsolidojë idetë e reja taktike. Testi i radhës për Tiranën do të jetë të premten, përballë skuadrës turke Igdır FK. Kjo miqësore do të shërbejë si një tjetër provë për bardheblutë, të cilët po punojnë për të rritur ritmin e lojës dhe për të parë nivelin e përgatitjes pas ditëve të para të ngarkesës fizike.

Takimi është planifi kuar të zhvillohet me një format të veçantë, me dy pjesë nga 60 minuta, duke i dhënë mundësi trajnerit Klafuriç të aktivizojë një numër të madh lojtarësh dhe të testojë alternativa të ndryshme në formacion. Por programi i miqësoreve nuk ndalet këtu. Tirana do të ketë një tjetër përballje të rëndësishme më 7 gusht, në Stamboll, ku do të përballet me Eyupspor. Sfi da ndaj skuadrës turke pritet të jetë një test me nivel më të lartë, që do t’i japë stafi t teknik një panoramë më të qartë për gjendjen e ekipit përpara nisjes së sezonit.

Përveç këtyre dy ndeshjeve, klubi bardheblu po punon për të zhvilluar edhe një tjetër miqësore gjatë qëndrimit në Turqi. Kundërshtari ende nuk është bërë i ditur, por pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Këto sfida janë pjesë e planit përgatitor të Tiranës, ku objektivi kryesor është ndërtimi i një skuadre sa më konkurruese. Përmes këtyre testeve, Klafuriç do të ketë mundësinë të vlerësojë afrimet e reja, të përshtatë lojtarët me filozofi në e tij dhe të gjejë balancat e duhura në prag të sezonit të ri.

Bardheblutë kërkojnë të rikthehen protagonistë dhe për këtë arsye faza përgatitore në Turqi shihet si një periudhë shumë e rëndësishme për të hedhur bazat e skuadrës që do të zbresë në fushë në edicionin e ardhshëm.

MIQËSORJA E PARË – Tirana e mbylli me një barazim 0-0 miqësoren ndaj Arca Çorum, në takimin e zhvilluar të shtunën në Turqi, aty ku bardheblutë po kryejnë fazën përgatitore për sezonin e ri. Për trajnerin Dean Klafuriç ky ishte testi i parë në stolin e Tiranës dhe mund të konsiderohet një nisje pozitive, duke pasur parasysh se përballë ishte një skuadër e Superligës turke.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb