Sezonit futbollistik po i vjen fundi, teksa kanë mbetur për t’u luajtur finalet e Europa League dhe Champions League. Në bazë të një njoftimi zyrtar, UEFA ka njoftuar tifozët për stadiumet ku do luhen ndeshjet finale për vitet e ardhshme.

Në këto kushte, finalja e UEFA Champions League 2026 është parë e arsyeshme të mbahet në Budapest, në Hungari, në stadiumin e quajtur “Puskas Arena”. Mungon një vendim zyrtar për finalen e vitit 2027, por një nga alternativat mbetet “San Siro”.

Sa i takon Europa League, akti final i vitit 2026 do të zhvillon në Stamboll në “Besiktas Park”, ndërsa e 2027 në Frankfurt.
Eveniment i rëndësishëm është edhe Conference League. Finalja e vitit 2026 do të mbahet në Leipzig, në “Red Bull Arena”, ndërsa ajo e vitit 2027 në Stamboll, në “Besiktas Park”

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb