Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të komisariateve nën varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë qarkun, duke përfshirë dhe skanuar edhe zonat më të thella e të vështira, malore e të pyllëzuara, me qëllim parandalimin e tentativave dhe goditjen e rasteve të konstatuara të kultivimit të bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe me kolegët e GDF-së, u organizua dhe u finalizua faza e nëntë e megaoperacionit “Imazhi”, në kuadër të së cilës: në fshatin Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, u gjetën 2215 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatrat Fushë Kuqe dhe Gërnac, Kurbin, u gjetën 337 bimë narkotike cannabis sativa dhe në fshatin Kolsh, Lezhë, u gjetën 31 bimë narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprime hetimore procedurale, u asgjësuan me anë të djegies.

Vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me qëllim identifikimin dhe arrestimim e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë 8 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 12.196 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis “Imazhi”, vijon.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb