Të hënën është nata finale e spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars”. Finalistët e këtij edicioni janë: këngëtarja Tuna, modelja Heidi Lushtaku, aktori Amos Zaharia, kantautori Kristi Popa dhe këngëtarja Evi Reçi.

Në rrjetet sociale prej ditësh ka nisur “lufta” midis komentuesve, të cilët shpallin fitoren absolute të njërit apo tjetrit personazh. Bluetooth shkruan se favorite për çmimin e parë, sipas komentuesve në internet, janë Tuna dhe Evi Reçi.

Madje, fansat e Tunës shkojnë edhe më tej, duke shprehur bindjen se Tuna është fituese absolute e ‘show’-t të kërcimit. Për hir të së vërtetës, të dyja këngëtaret kanë pasur performanca shumë të mira në pistën e vallëzimit përgjatë gjithë javëve. Po ashtu, është pëlqyer shumë edhe Amos Zaharia, sidomos për kiminë e veçantë që shfaq në skenë me balerinën e tij Adela. Megjithatë, emrin e fituesit do të mund ta mësojmë vetëm të hënën, në transmetim direkt.

Pritet që të jetë një natë me surpriza e të ftuar të veçantë, të cilët produksioni ka vendosur të mos i zbulojë. Ashtu si edicionet e mëparshme, edhe sivjet, fituesi i “Dancing With The Stars” merr dhuratë një apartament.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: