Michael Carrick ka rrëfyer depresionin që e kapi pas finales së humbur të Manchester United në Champions League ndaj Barcelona-s më 2009, duke pretenduar ajo disfatë e mpiu komplet dhe akoma nuk është larguar plotësisht.

Ish-mesfushori i Anglisë, i cili është pjesë e stafit teknik të Jose Mourinho-s te Djajtë, e ka mbajtur të fshehtë vuajtjen e tij që pas humbjes 2-0 të United në Romë

“Unë u largova nga Roma, por Roma asnjëherë nuk u largua nga unë. Kur shkova në shtëpi, qëndrova në kopsht dhe nuk fola me njeri. Nuk mundesha. Isha komplet i mpirë,” shprehet ai në autobiografinë e tij “Between The Lines”, e cila do të publikohet nga The Times.

“Ishte pika më e ulët e karrierës time dhe nuk e di tamam përse,” shprehet ai.

“Mendova se lashë veten time në baltë në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës. Kisha fituar Champions League një vit më parë, por ishte komplet ndryshe. Ka pasur ndeshje që jam ndjerë shumë keq për disa ditë, por ajo finale nuk mu largua. Ishte një ndjesi e çuditshme.”

Plaga e pashërueshme  Carrick mund të ketë ardhur nga gabimi i tij në golin e parë të Barça-s.

“E kam marrë shumë keq atë gabim. Pyesja veten: ‘Pse e bëre atë gjë?’dhe depresioni nisi nga ai moment. Viti i ardhshëm ishte i vështirë.

“Është diçka që nuk flitet në futboll. Nuk kam folur më parë për këtë gjë. Të gjithë shokët e ekipit të asaj kohe do ta marrin vesh se si jam ndjerë vetëm tani që po e shkruaj.

“As me Ferguson nuk kam folur ndonjëherë për finalen e Romës. Është shumë e dhimbshme, edhe tani që e kujtoj. Roma nuk është larguar nga unë.

Kur u zgjova të nesërmen, dhimbja ishte akoma e madhe. Ishte sikur të më kishte përplasur autobusi. Nuk kam qenë ndonjëherë më keq,” shkruan telesport.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb