Teksa nuk na ndan shumë nga finalja e Konferencë Ligës që do të mbahet në “Air Albania” në Tiranë, ministria e Brendshme dhe Policia po ndërmarrin masa për mbarëvajtjen e të gjithë situatës, pasi në kryeqytet do të ketë fluks të madh vizitorësh.

Burime për BalkanWeb bënë me dije ministri i Brendshëm, Bledi Cuçi ka zhvilluar sot një takim me disa oficerë të policisë Italiane, por edhe ata holandezë, që kanë ardhur në vendin tonë, sa i takon sigurisë së ndeshjes. Takimi në fjalë është mbajtur në Policinë e Shtetit.

Kujtojmë se sot Cuçi tha se janë marrë të gjitha masat nga policia, ndërsa iu bëri thirrje disa bizneseve private që nuk lidhen drejtpërdrejtë me ndeshjen, ta bëjnë pushim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: