HELSINKI- Finlanda miratoi sot ndërtimin e impiantit të parë në botë të grumbullimit të përhershëm të mbetjeve radioaktive, që mendohet të konservojë këtë lëndë për 100 000 vite.

Impianti do të ndërtohet në një thellësi mesatare nga “Posiva”, kompani që merret me trajtimin e mbetjeve bërthamore finlandeze.

Në një komunikatë, qeveria finlandeze njoftoi se i ka dhënë “Posiva”-s një liçencë për ndërtimin e një njësie të trajtimit të karburantit bërthamor të përdorur dhe një hapësirë për grumbullim në impiantin Olkiluoto ku kompania franceze Areva ka ndërtuar reaktorin më të ri për kompaninë elektrikë finalandeze TVO.

Kjo gropë gjigante e hapur në granit do të jetë impianti i parë në botë që do të mundësojë një groposje të përhershme të mbetjeve bërthamore me radioaktivitet të lartë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb