TIRANE
Të gjithë keni dëgjuar për Fiona Rushitin, akrobate e cila performon në qiell të hapur. Në një intervistë për Vila24 me moderatoren Brunilda Lahe, Fiona ka rrëfyer rrugëtimin e saj në akrobaci duke prezantuar dhe performancën e saj të radhës !
“Kur isha në Berat njerëzit më shikonin çuditshëm në fillim, por kur e kuptuan çfarë po bëja filluan të më duartroksnin, u surprizova se më njihnin të gjithë. Ura e Goricës ishte një provë që unë të arrija në të ardhmen të bëja performacë në një urë më të lartë. Mami gjithmonë qan para performancave të mia, por unë e dua shumë artin që bëj”-tha akrobatja!
