Vijnë zhvillime të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e Massimiliano Allegrit. Ndryshe nga zërat e ditëve të fundit, trajneri nga Livorno pritet të firmosë me Napolin një kontratë trevjeçare dhe jo dyvjeçare.

Megjithatë, mbetet ende për t’u zgjidhur situata e tij kontraktuale me Milanin, klub nga i cili u shkarkua pas dështimit për të siguruar kualifikimin në UEFA Champions League.

Sipas raportimeve, procedurat për ndërprerjen përfundimtare të marrëdhënies me kuqezinjtë pritet të përfundojnë brenda fundjavës. Mes së shtunës dhe të dielës, Allegri do të lirohet zyrtarisht nga kontrata me Milanin dhe më pas do të hedhë firmën mbi marrëveshjen e re me Napolin.

Kështu, trajneri italian duket gjithnjë e më pranë nisjes së një aventure të re në stolin e kampionëve të Italisë, me një projekt afatgjatë që do ta lidhte me klubin napolitan për tre sezonet e ardhshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb