Studentët e pajisur me Kartën e Studentit mund të përfitojnë më lirë edhe produktet farmaceutike dhe parafarmaceutike në 69 farmaci të qytetit të Tiranës.

Marrëveshja e firmosur në Bashkinë e Tiranës mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe administratorit të rrjetit të farmacive “Orange” ofron edhe këtë shërbim të rëndësishëm në Kartën e Studentit, në kohën kur dhe situata me pandeminë, por dhe virozat e stinës, po rrisin kërkesën për medikamente edhe tek më të rinjtë.

Veliaj u shpreh se, nga një kartë e munguar për 30 vite, sot, për nga numri i shërbimeve që ofron, Karta e Studentit në Tiranë po konkurron edhe me qytete në vende të zhvilluara që e kanë aplikuar kohë më parë.

“Një karte studenti që u debatua e u fol për 30 vite se kush e ka dhe kush duhet ta bëjë, vetëm ne i dhamë dum. Sot, jo vetëm kemi Kartën e Studentit, por ofrojmë dhe 1500 shërbime, – e paprecedentë dhe për shumë prej kartave të studentit në plot qytete të tjera në perëndim ku askush nuk ka kapur këtë rekord shërbimesh,” u shpreh Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb