Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha në një bashkëbisedim me gazetarët se bizneset janë të detyruara të lëshojnë faturë.

Ajo tha ndër të tjera, se administrata tatimore po ndërmerr një fushatë në terren për fiskalizimin, duke i shpjeguar bizneseve të gjitha proceduarat e saj.


“Sa i përket evazionit fiskal, është e vërtetë që qeveria mori një nismë për anulimin e gjobave ndaj fiskalizimit. Bizneset janë të detyruara të lëshojnë një faturë. Dukuria që ju thoni nuk rezulton. Administrata tatimore po ndërmerr një fushatë të gjerë në terren, sa i përket fiskalizimit. Muaj pas muaji, të ardhurat e administratës kanë qen në rritje. Reforma e fiskaizimit do të japi produktet e saj. Suksesi i kësaj reforme është suksesi jonë që do të ndjejnë të gjitha lehtësirat që sjell fiskalizimi për shkak të pa faturimit”, tha Ibrahimaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb