Thomas Tuchel pasi fitoi Champions League tashmë kërkon të çojë në një nivel tjetër Chelsea-n.

Tekniku gjerman përveç transferimeve do të hedhë sytë dhe nga të rinjtë e bluve të Londrës.

Ndër 5 preferencat e para të tij është dhe Armando Broja, sulmuesi shqiptar i huazuar tek Vitesse.

Broja shkëlqeu në kampionatin holandez sezonin e kaluar dhe tashmë do i jepet shansi të provojë veten në fazën përgatitore të Chelsea-s për sezonin e ardhshëm.

Bashkë me Brojën janë dhe Conor Gallagher, Marc Guehi, Ethan Ampadu dhe Malang Sarr. Praktika e nisur nga Lampard për të provuar sa më shumë të rinj rezultoi e suksesshme pasi me grupin e anglezit, Tuchel arriti brenda  4 muajve të fitojë Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb