Adele e ndau trofeun e saj në dysh për ta ndarë atë me Beyonce-n pasi fitoi çmimin Albumi i Vitit në Edicionin e 59 të Grammy Awards, pasi nuk mendonte se e meritonte. Këngëtarja e “Hello”, ishte fituesja më e madhe e mbrëmjes së djeshme duke marrë 5 çmime, duke arritur kështu një rekord prej 25 çmimesh.
Ajo priste që të ishte Beyonce me albumin “Lemonade” që do ta çonte në shtëpi atë trofe, kështu që e ndau në dysh për të ndarë me idhullin e saj. Adele fitoren e saj ia dedikoi këngëtares 35-vjeçare, albumin e së cilës e quajti “madhështor”.
“Nuk mund ta pranoj këtë çmim e vetme, sepse artistja e jetës sime është Beyonce. Albumi Lemonade për mua ishte kaq i bukur, mënyra se si më bëri mua dhe miqtë e mi të ndihem, po ashtu edhe njerëzit me ngjyrë, na jep kaq shumë forcë” tha Adele, ndërkohë që Beyonce nuk mbante dot lotët.
(BalkanWeb)