FIFA The Best, për trajnerin e vitin, i shkoi Pep Guardiola-s, me spanjollin që mori më shumë vota se dy trajnerët “azzurr”, Luciano Spalletti dhe Simone Inzaghi. Ky ishte një përfundim logjik, në një kohë kur Guardiola vinte në këtë finale me “tripletën” e famshme, ndërsa vijoi të fitonte trofe të tjerë edhe këtë vit. Si një kavaljer i vërtetë, Guardiola nuk harroi të falënderonte edhe dy finalistët e tjerë, mbi të gjitha Simone Inzaghi-n me të cilin diskutoi finalen e Champions League:

419879125 946369393519563 2840738926859832866 N
419879125 946369393519563 2840738926859832866 N

“Dua të falënderoj rivalët e mirë, Luciano bëri një sezon të jashtëzakonshëm me Napolin, fitoi titullin në Serie A pas shumë vitesh. Sa për Simonen, vetëm unë e di se sa kam vuajtur kundër Interit të tij në finale, një skuadër e mrekullueshme. Sigurisht dua ta ndajë këtë trofe edhe me stafin tim, me drejtuesit e klubit, me lojtarët, me të gjithë ata persona që më shoqëruan në këtë udhëtim fantastik”, u shpreh ndër të tjera Guardiola me trofeun e The Best në duar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb