Aleksandër Zverev është kualifikuar për në finalen e “Roland Garros”, duke mposhtur Jakub Mensik me 4 sete me rezultatin 7-5, 6-2, 3-6, 6-3, pas tre orësh lojë. Numri tre në renditjen e ATP, I cili është ende në kërkim të titullit të tij të parë Grand Slam, do të përballet në finale me Flavio Kobolin, i cili kaloi në finale pas tërheqjes së Mateo Arnaldit.
Seti i parë zgjati rreth një orë dhe pa Zverev të realizojë “break”- un vendimtar në lojën e 11-të, pasi më herët kishte shpëtuar tre topa për “break”. Seti i dytë kaloi më shpejt, teksa gjermani e fitoi në pak më shumë se gjysmë ore, pasi i mori shërbimin kundërshtarit në lojën e tretë dhe të shtatë, duke e mbyllur 6-2. Mensik reagoi në setin e tretë, duke shfrytëzuar të vetmen mundësi për “break” në lojën e gjashtë dhe duke e rihapur ndeshjen. Por Zverev u rikthye fuqishëm, duke kaluar në avantazh 3-0 dhe duke ruajtur epërsinë në setin e katërt, për ta mbyllur ndeshjen në fillim të orës së katërt të lojës. Finalja Zverev-Koboli do të zhvillohet të dielën në orën 15:00
