Brazili vuan më shumë se në dy sfidat e para të “Copa America”, gjendet në disavantazh kundër Kolumbisë, por përmbys gjithçka.

Në fakt, mes kontestimesh të shumta, së pari për “asistin” e gjyqtarit, që preku topin në aksionin e golit të barazimit 1-1 dhe pastaj për kohën shtesë të ekzagjeruar, në limit të së cilës erdhi goli për 2-1; pikërisht në minutën e 100-të.

Një ndeshje e pafund, por e mbyllur me fitore dhe me pikë të plota në grupin B. Kolumbia kaloi në epërsi pas 10 minutash. Një gol kryevepër: Cuadrado kroson dhe Luis Diaz, “playmaker” i Porto, kryen një gjysmë-roveshiatë të mahnitshme. Brazili nuk reagon aspak.

Mjafton të themi se tërë pjesën e parë, megjithë disa rste të izoluara nga Neymar, ekipi kombëtar i Tite nuk arriti kurrë të godasë brenda kuadratit të Ospina. Diçka më shumë dhe më mirë mund të shihet në pjesën e dytë.

Dhe protagonist i Brazilit është gjithmonë Neymar, i cili në minutën e 66-të, i shërbyer nga Firmino, driblon Ospina, por godet shtyllën me një portë të zbrazët. Në 78’, Firmino gjen barazimin 1-1, me bashkëpunimin (devijimin) e Ospina.

Protesta të furishme nga kolumbianët, sepse topi goditi gjyqtarin Pitana përpara se të mbërrinte te Renan Lodi, autori i krosimit. Zemërimi i lojtarëve kolumbian e zgjati ndeshjen përtej masës, përtej minutës së 100-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb