Fitorja e Interit me përmbysje 2-1 ndaj Totenham ka shkaktuar entuziazëm të madh. Pas gëzimit të kapitenit edhe trajneri i skuadrës së “zikaltërve”  Luciano Spalletti, ka folur  menjëherë pas ndeshjeve.

Duke iu referuar shënimit të golit nga Ikardi, tekniku deklaroi se kjo është një shenjë e mirë për skuadrën e tij.

“Fakti që përmbysëm rezultatin na jep një entuziazëm akoma më të madh se sa thjesht fitorja në një mënyrë normale. Kemi parë të gjithë stadiumin që ishte pjesë e jona në fitore. Ky sukses na jep një mendim tjetër për potencialin që kemi. Zhbllokimi i lojtarëve si Icardi është thelbësore, ai është një pikë referimi për ne në sulm. Ai e dashuron Interin. Nëse rregullojmë edhe disa gjëra, mendoj se do të bëhemi një skuadër akoma më e mirë”, tha ai, duke mos e fshehur për asnjë moment gëzimin që përjetoi.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb