Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç nuk e ka fshehur gëzimin pas fitores së madhe me Partizanin. Shkodranët mposhtën kryeqytetasit falë penalltisë së Herald Markut ndërsa tashmë ata janë në vendin e parë bashkë me Teutën, por nuk e fiton kampionatin.

Brdariç thotë se sot do të festohet ëpr fitoren me Partizanin, por asgjë s’ka mbaruar sipas tij.

Ai thotë se shpreson në një mrekulli në javën e fundit, për të cilën thotë se do të ishte çmenduri.

“Më duhet që të jap falënderimet e mia për ekipin dhe për ata që arritëm. Duhet një javë që të kuptojmë se çfarë kemi bërë gjatë këtij sezoni. Nuk ka mbarur asgjë. Besojmë dhe do punojmë shumë, por do të festojmë fillimisht për fitoren e arritur. Të shpresojmë për ndonjë mrekulli që do të ishte çmenduri, por objektivin e Europës e kemi arritur”.- tha Brdariç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb