Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, falënderoi sot fizioterapistët që po i shërbejnë pacientëve të sëmurë me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Profesoreshë Çomo vlerësoi punën e tyre që me profesionalizëm, durim dhe dashuri prej disa muajsh po i shërbejnë pacientëve.

“Një nga punët e mëdha me pacientët e shtruar me COVID-19, në spital, është edhe trajtimi me Fizioterapi! Faleminderit shumë Endri, Roen, Enea, që me profesionalizëm, durim, guxim, dashuri, i ofroni kaq shumë pacientëve tanë prej shumë muajve! Jeni vlerë e shtuar në shërbimin ndaj këtyre pacienteve ! Ju shpreh Mirënjohjen maksimale”, shprehet Çomo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb