Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka komentuar vendimin e DASH-it për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali e ka cilësuar këtë vendim si dënim kapital për Berishën, ndërsa shtoi se nuk u lumturua nga ky fakt.

Ajo tha se ndjeu keqardhje që lajmet për të mbushën botën. Duke komentuar qëndrimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, Spiropali tha se fjalimi i tij duket se ishte shkruar me bojën e Berishës.

“Dënimi kapital I Sali Berishës, nuk më lumturoi. Por përkundrazi prodhoi keqardhje të thellë, që tmerre dhe turpe të tilla janë ndodhur në vendin im. Ndjeva keqardhje që lajme për ish-presidenti dhe kryeministri dhe familjen e tij mbushën botën. Ai hyri në vendin e tij me vendosshmërinë e një shqiponje, por po del si korbat e zinj. Keqardhje që karizmën e tij të lindur prej lideri Sali Berisha nuk e përdori për të bashkuar dhe për të shpërndarë palët, por për të futur plagët e përçarjes, Keqardhje që nën hyqmin haxhi-saliniste të tij, asnjë drejtues biznesi nuk mbajti përgjegjësi për gërdecin apo 4 vrasjet në bulevardi. Ndeva keqarhdje që përveç bëmave të Sali Berishës sillen në vëmendje ato që ka bërë, Aleati ë i madh dihet se kush është.

Për të paguar mediat, apo përdorimi i parave të korrupsionit dhe gjakut në kanale dhe portale ku mbizotëron gjuha e urrejtës. Reagimi i Lulzim Bashës që s’po di nga t’ja mbajë dhe reagimi i PD që s’po gjen derman, ishte për të qeshur. Ata që nuk kanë lënë njeri pa sharë, sot duan prova për vendimin e shpallur reagim. Vetë reagimi i Bashës që duket se është i shkruar me bojën e Berishës. Lufta frontale ndaj pandëshkueshmëris është pa kthim. Me fatet e vendit nuk bëhet shaka. Kambana ra për të gjithë. Nuk mund të jesh edhe lider edhe makut. Berisha nuk u shkëput nga mendësia. Ai kultivoi dukuritë më katastrofike. Se nisi keq, por iu ngatërruan këmbët dhe u rrëzua rrugët. Shqipëria si ka më asnjë borxh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb