Fjalimi i ministres së Financave, Delina Ibrahimaj për aktin normativ të kompensimit të kompanive të ndërtimit është kritikuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Sipas tij, ministrja ka katër muaj që lexon të njëjtin fjalim në Kuvend.

“Nuk është normale që ministrja e Financave vjen me të njëjtin fjalim që ka mbajtur për Butrintin dhe luftën në Ukrainë, vjen tani dhe shpjegon edhe aktin normativ.

Të vijnë e të na thonë 5 gjëra që ka të bëjë me aktin normativ. Të ngelemi në debatin për çështjen dhe jo të dëgjojmë të njëjtat histori nga kjo zonjë”, tha Spaho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb