Zjarri në Mallunxë ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.
I favorizuar nga era e fortë, flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të banesave të fshatit, duke rritur ndjeshëm rrezikun për jetën e banorëve dhe pronat e tyre.
Situata paraqitet tejet e agravuar dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme e të koordinuar të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave.
Ndërhyrja është e nevojshme për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat.
