Një zjarr masiv është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Vatra ishte shumë pranë ish-depove të naftës në Nartë, ndërkohë që me ndërhyrjen e shërbimit të zjarrfikëses dhe të punonjësve të Bashkisë së Vlorës, u bë e mundur lokalizimi dhe shuarja e flakëve.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Enrik Mehmeti, situata ishte shumë serioze, pasi flakët po tentonin t’i afroheshin ish-depos.

Fatmirësisht flakët u arritën që të shuheshin. Ndërkohë, në një prononcim për mediat, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili monitoroi nga afër këtë proces, pohoi se ka dyshime që ishte një zjarrëvënie e qëllimshme. Kujtojmë se qarku i Vlorës është më i godituri nga zjarri këtë vit, pasi janë regjistruar shumë vatra, ku disa prej tyre janë ende aktive, si ajo në Karaburun që rrezikon edhe Llogaranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb