23-vjeçari Dean Çelaj nuk e kishte menduar kurrë se do të ishte “shpëtimtari” i arsimit parauniversitar dhe i qindra mijëra nxënësve dhe mësuesve që në këtë situatë pandemie mësojnë nëpërmjet platformës së quajtur “Akademi.al”. Deani është krijuesi i platformës së mësimdhënies dhe pakkush nga përdoruesit e di këtë.

“Kjo platformë ka lindur gjatë vitit të dytë të universitetit,  e planifikova një platformë mësimdhënie dhe mendova se kjo gjë mungon në Shqipëri dhe mendova se pse jo ta bëjmë”

Më 9 mars të këtij viti kur u mor vendimi që shkollat do të mbylleshin pasi ishin identifikuar dy personat e parë të infektuar me Covid, ishte rastësi që Deani trokiti në dyert e ministrisë së arsimit për të konvertuar diplomën në teknologji të cilën e kishte marrë në një ndër universitetet më të mirë në botë. Aty për aty i lindi ideja që t’ua prezantonte autoriteteve projektin e tij

“Gjatë ditës së pandemisë kur u mbyllën shkollat, ishte dita kur unë isha kërkuar në ministrinë e arsimit për të dorëzuar diplomën si një provë dhe aty u thashë që kam një platformë dhe jam shumë i gatshëm të punoj me ju, dikush e çoi këtë tek ish-ministrja Shahini dhe asaj i pëlqeu shumë ideja dhe gjithçka ndodhi kaq shpejt”

Platforma e Deanit u vu menjëherë në funksion, por në 1 dhjetor datë kur mësimi filloi të bëhej i laternuar, fluksi i madh bëri që platforma “Akademi.al” të kishte 600.000 klikime. Për shume prej atyre që dëshironin të futeshin në platformën mësimore skedulimi nuk ishte gjithmonë i mundur. Deani thotë se mësimi online mund të kryhet nga të gjithë të interesuarit nëse do të investoheshin deri 100.000 euro në muaj për servera të rinj të fuqishëm, që do të përballonin klikimet e shumta

“Për arsye kostosh, ne e kemi ndarë platformën ne dy servera, është një faqe reklamuese, dje patëm 600.000 klikime dhe ky server ra, po platforma ekzistuese akademi.al në asnjë moment nuk është cenuar, sepse është në servera shumë herë më të fuqishëm, pra ra faqja reklamuese por platforma ngeli,  sot për ta evituar këtë problem meqë kemi 6 milion klikime vetëm muajin e kaluar, ne e hoqëm fare këtë faqe dhe hyn direk në platformë nuk kalon në faqe reklamuese, të ruajmë disa kosto dhe do japim shërbimin më të mirë. Ne nuk kemi servera të fuqishëm,  ne kishim 20.000 deri 30.000 persona në ditë por kur shkon deri në 300.000 veta në ditë kjo kosto shkon në proporcion gjithashtu , kështu që është goxha i shtrenjtë. Imagjinoje ti kesh në platformë 500.000 klikime në interaktivitet patjetër që serveri është diçka që duhet ta optimizojmë por s’besoj se do kemi probleme në të ardhmen në qoftë se investojmë siç duhet.

Thirrja e 23-vjeçarit shkon për bizneset dhe donatorët, sfide mbetet koha e procedurave

“E dimë që edhe ministria po ndërmjetëson procedurat zgjasin por patjetër por nëse gjatë pandemisë mund të bëhet një përshpejtim i proceduarave për ta mbështetur do ishte shumë mirë”.

20 programues të talentuar janë në ekipin e Deanit, platforma është interaktive. Nëpërmjet saj mësuesi mund të thërrasë gjithë klasën në kohë reale për mësim me kamera, mund të dorëzohen e të korrigjohen detyrat dhe të zhvillohen teste. Videot shoqërohen me titra dhe audio të veçantë edhe për nxënësit me aftësi të kufizuara. Mbi 96% e mësuesve në mbarë vendin kanë hapur një llogari në platformë teksa janë regjistruar 1226 shkolla me kurikula nga parashkollori deri në maturë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb