Zëvendëspresidenti i Partive Popullore Europiane, David McAllister që dje bashkë me eurodeputetin Knut Fleckenstein negociuan në Tiranë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike thotë se zgjedhjet janë në rrezik. Në një status në “Facebook”, McAllister shkruan se pas tryezës nuk u gjet konsensus për çështjen thelbësore, atë të datës së zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike.

Ai thotë se duhet kapërcyer bllokada politike, pasi në vend ka krize serioze politike që rrezikon zgjedhjet.

“Në Shqipëri ka javë që rrezikohet një krizë e thellë politike përsa i përket zgjedhjeve të caktuara për në qershor. Kjo ndodhi dje në Tiranë mes qeverisë dhe opozitës. Në disa pika pati progres shpresëdhënës. Por në lidhje me çështjen kryesore të zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie tranzitore, nuk ka konsensus. Tani është koha për të tejkaluar ngërçin politik”, – shkruan David McAllister në postimin e tij në “Facebook”.
mcallister
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb