Ish deputetja e LSI Floida Kërpaci me anë të një statusi në “Facebook” ka uruar të gjithë maturantët për provimet që kanë këta ditë.

Kërpaci shprehet se maturantët dhe të rinjtë në vend meritojnë të ardhme të ndritur, kurse shton se kjo qeveri kërkon të shkatërrojë të ardhmen e rinisë.

Postimi i Floida Kërpacit:

Për të gjithë Maturantët që nga sot hyjnë në një javë shumë të rëndësishme finalizuese të përkushtimit dhe sakrificës së tyre i uroj suksese në provimet e Maturës Shtetërore!

Ndër vite i kemi ngritur shqetësimet e gjimnazistëve lidhur me këtë proçes eksperimental! Ne jemi çdo ditë në kontakt me të rinjtë dhe shqetësimet& ankthin që ata kalojnë për këtë proces ne dijmë si ti japim fund!!

Alternativa jonë për arsim cilësor dhe të garantuar është shpresë-dhënëse për të ndihmuar brezat e rinj që të jenë të sigurt për të ardhmen e tyre! Kjo qeveri kërkon të shkatërroj të ardhmen e të rinjve!

Ndërsa ne gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi zëri më i fuqishëm i të rinjve dhe kam bindjen se bashkimi ynë do ti kthej shpresën të gjithë atyre që nuk kanë shpresë dhe besim te e ardhmja në Shqipëri!

Ne jemi e ardhmja dhe bashkë do ta bëjmë Shqipërinë të ndjehemi si në shtëpinë tonë?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb