Flori Mumajesi është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar, ndërsa këngët e tij menjëherë kthehen në hite. Së fundmi, Flori ishte i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’, ku ka treguar për herë të parë si e humbi dëgjimin në njërin vesh.

Flori ka treguar se e ka humbur dëgjimin pasi i vogël dëgjonte muzikë me boks dhe jo me kufje.

“Kur kam qenë rreth 13 vjecc, nuk kisha mundësi për kufje dhe dëgjoja muzikë me boks. Nga kjo humba dëgjimin në njërin vesh rreth 60 %, por tani është duke u rikuperuar dhe ka arritur në 70 % duke u rregulluar, vazhdon të jetë në progres”, u shpreh Flori.

 640 0 5c2bf43571639
640 0 5c2bf43571639

Këngëtari ka edhe një tatuazh pas veshit me një simbol audio duke treguar se dashuria e tij më e madhe është muzika, pavarësisht problemit që i ka sjellë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: