E diela shënoi fluksin më të madh të shtetasve shqiptarë të cilët kaluan nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës drejt shtetit Grek ku ata jetojnë dhe punojnë prej vitesh.

Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 7322 shtetas ndërsa një numër më i vogël është paraqitur në hyrje me 4052.

Këto ditë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka pasur radhë për shkak të fluksit të madh të shtetasve shqiptarë që kalojnë drejt Greqisë pasi mbyllën pushimet.

Ky fluks parashikohet të zgjasë deri në fund të Gushtit ndërsa autoritet tona gjatë këtyre ditëve kanë punuar me kapacitet të plotë për të shmangur radhët por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me palën greke të cilët sipas Policisë Kufitare kanë punuar me sportele të reduktuara duke krijuar radhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb