Universiteti “Luarasi” ka hapur dyert këtë të enjte për maturantët e parë që u regjistruan për vitin e ri akademik. Të dhënat nga studentët e parë të regjistruar flasin për nivel të lartë, gjë që provon vlerësimin pozitiv për universitetin me katër fakultete atë të shkencave mjekësorë risi për këtë vit akademik, fakultetin e drejtësisë, të ekonomisë dhe të Teknologjisë së Informacionit dhe inovacionit.

Vetë maturantët, veçanërisht ata që u regjistruan në fakultetin e shkencave mjekësore tregojnë për mikrofonin e News24 arsyet që bënë “Luarasin” zgjedhjen e tyre të parë.

“Unë kam ardhur nga qyteti i Korçës. Kam ardhur të regjistrohem në fakultetin e shkencave mjekësore, në degën e stomatologjisë në universitetin “Luarasi”. “Luarasin” e zgjodha pasi ishte një sugjerim nga njerëzit e mi të njohur, ata më thanë se është zgjedhja më e mirë që mund të bëja, duke u regjistruar në këtë universitet për të ardhmen time. Kam dëgjuar për stafin pedagogjik, kam dëgjuar fjalë shumë të mira për dekanin, profesor Bara, kam dëgjuar që është shumë i aftë në profesionin e tij”.
“U regjistrova në degën e farmacisë, dëshiroj të kem farmacinë time”.

“Zgjodha Luarasin, fakultetin e shkencave mjekësore, farmacia është dëshira ime. Është profesion i lakmuar dhe të siguron një të ardhme shumë të mirë”.

Dekanët e Universitetit konfirmojnë njëzëri interesin e lartë shprehin mirënjohje për të gjitha maturantët që vendosën të përvetësojnë dije tek “Luarasi”, si mundësia më e mirë për një karrierë të sigurt dhe punësim të vlerësuar.

“Në universitetin ‘Luarasi’ në degët e shkencave mjekësore, interesi i maturantëve është shumë i lartë për t’u regjistruar në programet Farmaci, Stomatologji dhe Infermieri. Kërkesat i kemi nga të gjitha rrethet, të cilët kërkojnë të studiojnë në fakultetin tonë. Kemi pasur kërkesa për transferime edhe nga jashtë vendit si nga Italia, të cilët kërkojnë që të studiojnë tek Luarasi të tre degët e mjekësisë. Regjistrimet kanë filluar sot me ritëm shumë të mirë. U bëj thirrje maturantëve që kanë aplikuar dhe nuk kanë fituar në degët e tjera që në universitetin ‘Luarasi’ ka kuota të lira dhe numër të konsiderueshëm”, tha Prof. Petrit Bare, dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Universiteti “Luarasi”.

“Interesi për fakultetin e Drejtësisë tek Luarasi, ka qenë një trend që çdo vit e më shumë shtohet, fakt është që fakulteti ynë është brand, kemi pasur një numër të shtuar, kemi pasur më shumë kërkesa sesa kuota. Kjo na jep shpresë dhe besim pasi jemi në treg konkurrues dhe ndihemi krenar për këtë ka qenë cilësia dhe standardi që ka bërë diferencën”, u shpreh Prof. Rezana Konomi, dekane e fakultetit te drejtësisë, universiteti “Luarasi”.

“Interesi i maturantëve gjatë ditës së parë të regjistrimeve për këtë vit të ri akademik, pranë fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe inovacionit, ka qenë tepër i lartë. Emri i këtij fakulteti është ngritur dhe ka një peshë të konsiderueshme në treg dhe sidomos degët ‘Informatika ekonomike’ dhe ‘Teknologjia e Informacionit dhe inovacionit’ që ofrohen kanë të ardhme të ndritur për studentët që i zgjedhin”, deklaroi Prof. Indrit Beholli, dekan i fakulteti të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.

“Që ditën e parë bankat e Luarasit janë populluar me studentë të rinj. Ka studentë që janë regjistruar pranë fakultetit ekonomik, qoftë për financë bankë qoftë për administrim biznes. Kjo faze do të vazhdojë deri në 25 shtator, të gjithë studentët që kanë përzgjedhur Luarasin janë të mirëpritur, me fazat 48 orëshe ata duhet të kontrollojnë veten ku janë”, tha Prof. Mateo Spaho, dekan i Fakultetit Ekonomik, universiteti “Luarasi”.

Programet e studimit në “Luarasi” janë të akredituara maksimalisht, çka e rendit ndër katër Institucionet e Arsimit te Lartë më të mira në vend, si një opsion i lakmuar për të rinjtë. Tashmë është e vërtetuar se mbi 80% e studentëve të Luarasit punësohen brenda 6 muajve pas diplomimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb