Prej sot në pikën kufitare të Morinës është vendosur një personel mjekësor për verifikimin e certifikatave të vaksinimit për qytetarët që kthehen nga shtetet e perëndimit për festat e fundvitit.

Ndërsa Kosova ka ngritur edhe një qendër vaksinimi, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që ta kryejë këtë proces në kufi e për të shmangur kthimet e tyre për shkak të mungesës së pasaportës së vaksinimit.

Paraditja e sotme ka shënuar fluks të lartë lëvizjesh në pikën e përbashkët kufitare të Morinës, por jo radhë të gjata, kjo për shkak të masave lehtësuese gjatë kontrollit nga policia kufitare, e cila ka udhëzime të veçanta në prag festash. Kryesisht janë emigrantë që kthehen për festat e fundvititi, e për të cilët ky vit ishte i pazakontë për shkak të pandemisë. Vetëm gjatë ditës së sotme kanë kaluar kufirin më shumë se 6300 qytetarë e 3120 automjete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb