Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ishte e ftuar këtë të diel në programin “Dola te Ola”, ku bëri një rrëfim tepër të ndjerë për jetën e saj.

Një moment shumë emocionues për të por edhe për të gjithë teleshikuesit e programit ishte kur u shfaq një videomesazh nga mikesha e saj, shkrimtarja Rezarta Reçi, të cilën jeta po ashtu po e përball me beteja të vështira, pasi prej kohësh po lufton me një sëmundje të rëndë.

“Të pëlqej për integritetin, për dashurinë që dhuron, për letërsinë që shkruan dhe mbi të gjitha të pëlqej se je mama e birit, e birit të dhembshur që të bëri të shfaqesh e fortë dhe zemërdredhur. Të dua”, tha ndër të tjera Rezarta, fjalë zemre të cilat e prekën Flutura Açkën.

Deputetja u shpreh se nëse ka një njeri që mund të ndajë ato që ndjen, ajo është Rezarta Reçi, e cila sikurse ajo është treguar e fortë gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe ka ndarë eksperiencën e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: