Njeriu më i pasur i botës për momentin, Jeff Bezos ka thyer një rekord të hënën duke shënuar një rritje të pasurisë së tij me 13 miliardë dollarë brenda 24 orëve të së hënës.

Bezos është ndoshta personi që ka përfituar më shumë prej periudhës së pandemisë për shkak të kompanisë së tij të shitjeve online Amazon. Kjo vërtetohet edhe nga rritja që pësoi ish- gruaja e tij në pasuri, Mackenzie Bezos e cila po të hënën përfitoi 4.6 bilionë dollarë pasi është bashkëaksionere nga aksionet që përfitoi prej divorcit, dhe sot është e 13-ta e pasur në gjithë botën.

Po gjatë pandemisë Bezos arriti më shumë se ta dyfishojë pasurinë e tij nga 74 miliardë dollarë në 189.3 miliardë dollarë por tashmë duket se pasuria e tij paralelisht me pandeminë është drejt një dyfishimi tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb