Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz do të nisë një punë të re, në sektorin privat.

Pas largimit nga politika, ai ka nënshkruar një kontratë me një kompani investimi në Silicon Valley dhe do të transferojë familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportojnë mediat austriake.

Gazeta Gronen Zeitung shkruan se Kurz do të nisë një punë menaxheriale në një kompani të paidentifikuar që operon ndërkombëtarisht në fillim të shkurtit.

E përditshmja Oesterreich raportoi se paga e tij do të jetë 5 mijë euro.

36-vjeçari u largua nga politika duke argumentuar se kishte vendosur të qëndrojë më shumë me familjen, duke iu përkushtuar djalit të sapolindur. Vendimi i tij erdhi disa javë pasi prokurorët e Austrisë bastisën zyrën e tij si pjesë e një hetimi për korrupsion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb